Interi fiton shifrën rekord nga shitja e biletave për ndeshjen me Milanin

Interi fiton shifrën rekord nga shitja e biletave për ndeshjen me Milanin

13:24, 15/05/2023

Interi dhe Milani do të luajnë nesër ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë i takoi Interit, që fitoi me rezultatin e pastër 2-0, si mysafir.

Stadiumi do të jetë i stërmbushur, pasi janë shitur të gjitha biletat.

Pra, në tribuna do të jenë më shumë se 75 mijë spektatorë dhe Interi ka marrë të ardhura rekord nga shitja e biletave.

Mediat italiane raportojnë se Interi do të thyejë rekordin e Milanit të vendosur në ndeshjen e parë gjysmëfinale, pasi çmimet e biletave janë më të larta se shtatë ditë më parë.

Milani mblodhi 10,461,705 euro nga shitja e biletave. Në stadium ishin 75.532 shikues.

Një shifër e tillë pritet edhe nesër, por duke qenë se çmimet e biletave janë më të shtrenjta, Interi do të arkëtojë rreth 12 milionë euro.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga 50 televizione, ndërsa në tribuna pritet një numër rekord i gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco