Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi

Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi

21:34, 13/05/2023

Luciano Spalletti pati një takim me presidentin Aurelio De Laurentiis gjatë ditës së premte.

Napoli fitoi titullin kampion pas 33 viteve, i treti në historinë e klubit italian.

Trajneri ka zhvilluar një punë fantastike dhe do të vijojë të jetë në pankinën e Napolit.

Takimi me kreun e klubit ishte pozitiv dhe palët arritën akordin për rinovimin.

Vetë 64-vjeçari konfirmoi qëndrimin te Napoli: “Ne patëm një takim pozitiv me presidentin gjatë ditës së djeshme (e premte). E ardhmja do të jetë emocionuese, jam i sigurt për këtë”, u shpreh Spalletti.

Palët kanë rënë dakord për rinovimin deri në verën e vitit 2025. Tani pritet vetëm zyrtarizimi i firmosjes së kontratës së re nga ana e trajnerit kampion të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco