Klubet arabe në kërkim të yjeve të futbollit këtë verë

Klubet arabe në kërkim të yjeve të futbollit këtë verë

20:18, 11/05/2023

Pas CR7, në ligën profesioniste saudite mund të transferohen edhe emra të tjerë të mëdhenj të botës së futbollit

Kalimi i Kristiano Ronaldës në Ligën Profesioniste Arabe është vetëm fillimi. Klubet saudite kërkojnë që të afrojnë emra të tjerë të njohur, me merkaton e verës që po afron.

Dëshira më e madhe është që në kampionatin saudit të luajë edhe Lionel Messi. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është në negociata me klubin e Al Hilal, ndërsa i është ofruar një kontratë faraonike.

Messi ende nuk ka vendosur, ndërsa interesim për të ka edhe nga SHBA, si edhe Barcelona.

Por, në Ligën Profesioniste Saudite sezonin e ardhshëm mund të luajë edhe Sergio Ramos. Mbrojtësi i njohur është pjesë e PSG-së, por ai ka marrë ofertë nga Arabia.

Edhe Sergio Buscets është në listën e dëshirave të klubit të Al Hilal. Ikona e Barcelonës ka nisur bisedimet me klubin saudit, e sipas mediave spanjolle akordi është shumë afër. Por së fundmi ka ardhur një ofertë edhe për portierin e Totenhemit, Hugo Loris.

Francezi tani po shqyrton mundësinë e largimit, Sipas tabloidit britanik “The Times”, nga Arabia i ka ardhur një ofertë prej 115 mijë eurosh në javë, tre herë më e madhe se paga aktuale tek anglezët.

Loris ka edhe një vit kontratë me Tottenham, ndërsa në total ka luajtur 447 takime me klubin nga Londra e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco