‘Dhimbje koke’ për Piolin, titullari i Milanit mbyll sezonin

‘Dhimbje koke’ për Piolin, titullari i Milanit mbyll sezonin

15:15, 11/05/2023

Një lajm i keq vjen nga infermieria për Milanin. Pas humbjes në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, klubi kuqezi do të duhet të bëjë edhe pa Ismael Bennacer deri në fund të sezonit. Lajmi ende nuk është konfirmuar nga klubi, por “Sky Italy” sapo ka konfirmuar se algjeriani nuk do të luajë më këtë sezon.

I zëvendësuar dje për shkak të një dëmtimi, mesfushori algjerian ka probleme me gjurin. Sipas medias italiane, 25-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të qëndrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave. Në rastin më të mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco