Presidenti i Sevillas ‘kërcënon’ Juventusin: Jemi ‘mbretërit’ e Europa League

Presidenti i Sevillas ‘kërcënon’ Juventusin: Jemi ‘mbretërit’ e Europa League

22:33, 10/05/2023

Sevilla ka një lidhje të veçantë me Europa League, trofe të cilin e ka fituar gjashtë herë, si asnjë skuadër tjetër.

Andaluzianët janë konfirmuar edhe këtë sezon, duke mbërritur në gjysmëfinalet e Europa League.

Skuadra spanjolle luan të enjten (21:00) duelin e parë ndaj Juventusit, në Torino.

Presidenti i Sevillas, Jose Castro Carmona, “kërcënon” bardhezinjtë e Max Allegrit.

“Një tjetër transfertë. Nëse kualifikohemi, do të luajmë finalen e radhës. Ndjesitë i kam të mira. Kemi bërë gjithmonë gjëra ndryshe nga të tjerët në këtë kompeticion. Jo më kot e kemi fituar shumë herë.

Juventusi? Ata kanë kampionë si Pogba, Cuadrado dhe Vlahovic, por jam i sigurt se Juventusi nuk do e ketë të thjeshtë të përballet me mbretërit e Europa League”, u shpreh kreu i klubit spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco