Penalizim tjetër për Juventusin, ja sa pikë do t’i hiqen skuadrës së Allegrit

Penalizim tjetër për Juventusin, ja sa pikë do t’i hiqen skuadrës së Allegrit

18:19, 09/05/2023

Nuk ka paqe për skuadrën e Juventusit që këtë fundjavë është ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit por brenda 30 ditëve mund të njihet me një vendim tjetër të rëndë në dëm të bardhezinjve.

Kolegji i Grancisë ka publikuar dje akuzat në dëm të Juventusit dhe kur gjykimi të jetë i plotë, është pothuajse e sigurt që klubi do të penalizohet. Ajo që nuk dihet është sasia e pikëve që do të hiqen nga ky sezon.

Minimumi llogaritet të jetë 9 pikë të hequra dhe nëse ndodh kështu, skuadra e Allegrit rrëshqet në vendin e shtatë me 57 pas Romës dhe Atalantës dhe vetëm 4 pikë larg vendit të katërt, çka do të thotë se mund të ketë ende shpresë.

Por nëse penalizimi do të jetë sërish 15, atëherë ky sezon do të shkatërrohej plotësisht për bardhezinjtë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco