Luis Figo: Do të jetë derbi më emocionues në planet, Interin e dua në finale

Luis Figo: Do të jetë derbi më emocionues në planet, Interin e dua në finale

17:40, 09/05/2023

Ish-futbollisti Luis Figo në një intervistë për “Tuttosport” ka shprehur mbështetjen e tij për Interin në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Milanit, në ndeshjen që do luhet të mërkurën.

“Të gjithë e dinë që do të doja Interin në finale. Shpresoj që të fitojë nesër dhe të shkojë në finale. Kurrë nuk e kam fshehur që kam qenë një lojtar krenar që kam veshur fanellën e Interit dhe kur jam larguar nga Milano kam mbetur një tifoz i tyre.

Nesër në mbrëmje do të jetë një ndeshje magjike, një emocion i jashtëzakonshëm. Unë e di shumë mirë sepse e kam luajtur këtë derbi dhe është padyshim një nga derbit më të bukur dhe më emocionues në planet”, deklaroi portugezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco