Lajm i dhimbshëm nga bota e sportit: Luftëtarja e njohur ndërron jetë në një aksident të rëndë

Lajm i dhimbshëm nga bota e sportit: Luftëtarja e njohur ndërron jetë në një aksident të rëndë

16:27, 09/05/2023

Një aksident trafiku në Minesota i mori jetën luftëtares së re MMA, Shayla Lipp në moshën 21-vjeçare.

Ajo u përfshi në një aksident me dy makina në një autostradë në Minesota dhe sipas raportimeve, Shayla ishte në sediljen e pasagjerit në momentin e aksidentit dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shayli vdiq 11 ditë para luftës së saj të madhe që duhej të zhvillohej më 20 maj në eventin “Ignite No Mercy 11” në Kent Freeman Arena në Detroit.

Trajneri i saj, Eric Sweeney, iu drejtua publikut me një postim prekës  në Instagram:

Zemra ime është thyer. Shayli, ti ishe një njeri i mrekullueshëm, me shumë potencial dhe energji. Një nga të paktët njerëz që kam takuar që me të vërtetë donte të bëhej i madh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco