VIDEO/ Po transmetohej finalja Real-Osasuna, shembet ekrani në Pamplona dhe plagos një gazetar

VIDEO/ Po transmetohej finalja Real-Osasuna, shembet ekrani në Pamplona dhe plagos një gazetar

12:33, 07/05/2023

Një ekran i madh u shemb në Pamplona, teksa po transmetohej finalja e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Osasunës, i cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Los Blancos.

Mijëra fansa të kësaj të fundit ishin grumbulluar në Plaza del Castillo për të ndjekur finalen nëpërmjet tre ekraneve të mëdhenj, të vendosur nga bashkia e qytetit.

Megjithatë era e fortë bëri që njëri prej tyre të shembej dhe të binte brenda perimetrit të sigurisë, teksa transmetimi u ndërpre për disa minuta edhe në ekranet e tjerë.

Për fat të mirë ekrani nuk dëmtoi asnjë prej tifozëve, por vetëm një gazetar, që ndodhet në spital me dëmtime të lehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco