Fitore jetike për Cremonesen, tashmë mbijetesa është vetëm 3 pikë larg

Fitore jetike për Cremonesen, tashmë mbijetesa është vetëm 3 pikë larg

23:22, 06/05/2023

 

Cremonese shpreson më shumë se kurrë për qëndrimin në elitën e futbollit italian, pasi arrin një fitore shumë të vyer për mbijetesën përballë një rivali direkt si Spezia. Në sfidën që përfundoi me shifrat 2-0, ishin golat e Ciofanit dhe Vasquez që e çojnë Cremonesen në -3 nga zona e mbijetesës.

Sfida nis mirë për vendasit që krijojnë disa mundësi të mira shënimi. Megjithatë, gjithçka zhbllokohet në minutën e 41-të kur Daniel Ciofani çon në rrjetë topin dhe bën që Cremonese të shkojë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli.

Në pjesën e dytë Spezia ka një shans të artë me Shomurodov, por ky i fundit godet tranversën. Kur pritet që të vijë reagimi i Spezias, është Johan Vasquez ai që realizon edhe golin e dytë dhe mbyll llogaritë e ndeshjes.

Në fund sfida mbyllet 2-0 dhe Cremonese i afrohet më shumë se kurrë mbijetesës, pasi ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 3 më pak se Spezia që mban vendin e 17-të dhe që të siguron qëndrimin në elitën e futbollit italian. Nga ana tjetër, skuadra e Semplicit vazhdon të zhytet më thellë në krizë dhe e çon në 8 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco