Fitore e artë në transfertë, Bayerni mposht Werderin dhe shkon +4 nga Dortmundi

Fitore e artë në transfertë, Bayerni mposht Werderin dhe shkon +4 nga Dortmundi

21:25, 06/05/2023

Bayerni i Mynhit nuk bën blof në sfidën me Werder Bremenin në transfertë. Skuadra bavareze, kampione në fuqi e Bundesligës, triumfoi 1-2 në “Weserstadion” të Bremenit, falë golave të Gnabry-t dhe Sanesë.

Vendësit mundën të rezistonin pa pësuar gjatë fraksionit hapës, por rreth 17 minuta pas startit të pjesës së dytë (62’) Gnabry përfitoi ha një pasiguri e mbrojtjes, duke e dërguar topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

Bisedimet zhvillohen gjatë natës, Liverpool-Brighton marrëveshje parimore për argjentinasin

Pa u mbushur 10 minuta nga zhbllokimi i rezultatit, Sane i shërbyer me zgjuarsi nga Mazraoui e dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

Në të 86-tën, Niklas Schmidt “shpik” një gol fantastik nga distanca, duke ngushtuar diferencën në 1-2, por vetëm kaq, pasi bavarezët u shtrënguan në mbrojtje, duke ruajtur rezultatin.

Diferenca mes Bayernit dhe Dortmundit ndjekës shkon në 4 pikë, por verdhezinjtë presin Wolfsburgun me synimin për të mbetur në garë për titullin e Bundesligës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco