Bundesliga/ Leipzig mposht Freiburg dhe ngjitet në vendin e tretë, ndryshon renditja e zonës Champions

Bundesliga/ Leipzig mposht Freiburg dhe ngjitet në vendin e tretë, ndryshon renditja e zonës Champions

17:54, 06/05/2023

Ndeshjet e javës së 31 të Bundesligës gjermane kanë sjellë ditën e sotme rezultate surprizë në luftën për mbijetesë e Champions.

Leipzigu fiton përballjen e drejtpërdrejtë ndaj Frieburgut për zonën Champions në Bundesligë në një sfidë mjaft të luftuar, që u vendos nga një gol paksa rokambolesk në pjesën e dytë.

Në minutën e 73-të të takimit, slloveni Kevin Kampl, që kishte rreth 20 minuta në fushë, ndërmori një aksion vetjak, duke shmangur disa lojtarë kundërshtarë, sigurisht dhe me pak fat, për të shënuar një gol me shumë vlerë, që i dha tri pikë ekipit të tij.

“Demat” me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë, duke parakaluar dy skuadra: Frieburgun dhe Union Berlinin.

Ndeshja mes Hoffenheim dhe Frankfurt u mbyll me rezultatin 3-1 për vendasit, teksa Hertha Berlin ka fituar 2-1 ndaj Stuttgartit.

Rezultatet:

Augsburg – Union Berlin     1-0

Monchengladbach – Bochum 2-0

Freiburg – RB Leipzig   0-1

Hertha Berlin – Stuttgart    2-1

Hoffenheim – Eintracht Frankfurt     3-1

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco