Nuk ka fitues në Elbasan, Kastrioti dhe Vllaznia ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Elbasan, Kastrioti dhe Vllaznia ndajnë pikët

16:56, 06/05/2023

Nuk ka fitues në Elbasan, pasi përfundon në barazim 2-2 sfida mes Kastriotit dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, që nuk iu vlen shumë për objektivat që kanë. Shkodranët kalojnë dy herë në avantazh, madje flirtojnë me fitoren ndonëse luajnë pjesën e dytë me një lojtar më pak, por një gol i Mihanës në kohën shtesë u mohon tre pikët.

Kastrioti mbetet në vendin e fundit në renditje dhe pas këtij barazimi zvogëlohen akoma më shumë shanset për mbijetesë, ndërsa Vllaznia largohet akoma më shumë nga Egnatia e vendit të tretë, që tashmë ka 6 pikë më shumë se shkodranët në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco