Pavarësisht 10 humbjeve radhazi, Lampard është optimist për të ardhmen e tij: Qëllimi im është të gjej klubin e duhur

Pavarësisht 10 humbjeve radhazi, Lampard është optimist për të ardhmen e tij: Qëllimi im është të gjej klubin e duhur

15:24, 06/05/2023

Nuk është e nevojshme të jesh një analist i futbollit për të arritur në përfundimin se Frank Lampard ishte një lojtar shumë më i mirë se ai tani si trajner.

Lojtari legjendar i Chelseat si trajner pati rezultate të mira vetëm te Derby në Championship, por në Premier League pati edhe më shumë dështime.

Në mandatin e tij të parë në pankinën e Chelseat, ai u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, më pas u shkarkua nga Evertoni këtë janar dhe tani ai ka patur një ecuri mjaft negative në stolin e Chelseat.

Duke qenë se u mposht në katër ndeshjet e fundit në Everton, ai humbi të 10 ndeshjet e fundit si trajner dhe 16 prej tyre nuk i ka fituar.

Ai është i vetëdijshëm se nuk do ta drejtojë Chelsean sezonin e ardhshëm dhe ka treguar se do të jetë më i kujdesshëm në zgjedhjen e punës së tij të ardhshme.

“Qëllimi im është të gjej projektin e duhur, një klub që kultivon një stil. Kur erdha këtu, ndoqa zemrën, por e dija që isha vetëm një zgjidhje e përkohshme. Dua të punoj diku ku do të kem mundësi të bëj gjithçka sipas mënyrës sime. Nuk dua të tingëlloj si pickues, por është”, tha Lampard.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco