‘Momente të lumtura’, Ronaldo shijon kohën e lirë së bashku me familjen

‘Momente të lumtura’, Ronaldo shijon kohën e lirë së bashku me familjen

14:03, 06/05/2023

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka publikuar foto dhe një video nga Arabia Saudite duke i treguar publikut botëror se si e kalon kohën e lirë në shtëpinë e tij.

Ashtu siç pritej, portugezi është në shoqërinë e partneres së tij Georgina Rodriguez, që është vetëm një tjetër dëshmi se thashethemet për ndarjen ishin të rreme dhe se çdo gjë shkon mirë mes tyre për momentin. Të paktën që janë bashkë dhe duan ta paraqesin jetën e tyre si të lumtur.

Se është vërtet kështu tregojnë fotot e prindërve të buzëqeshur, të cilët në shoqërinë e fëmijëve shijojnë një ditë me diell dhe gjithë bukurinë që ka objekti luksoz.

Tërhoqi vëmendje të veçantë loja e Ronaldos me djalin e tij Mateo në pishinë dhe në një moment e hodhi “në kokë” dhe ajo video shumë shpejt u shpërnda në rrjetet sociale.

“Momente të lumtura familjare”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij dhe në video shihet se është në humor të mirë.

Ronaldo luajti gjithsej 31 ndeshje këtë sezon, 16 për Manchester United dhe 15 për Al-Nassr, dhe u largua nga klubi Old Trafford përpara Kupës së Botës në Katar. Në Arabinë Saudite, ai shënoi 12 gola në po aq ndeshje të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco