'Të dashuruar' me Brojën, tifozët e Chelsea-t nuk duan shitjen e sulmuesit shqiptar

'Të dashuruar' me Brojën, tifozët e Chelsea-t nuk duan shitjen e sulmuesit shqiptar

20:47, 05/05/2023

Armando Broja u dëmtua në momentin kur Chelsea kishte më shumë nevojë për të dhe nisi t’i besonte.

Fati nuk ishte me sulmuesin nga Malësia e Madhe, i cili po rikuperohet me rimte të shpejta e në verë pritet që të zbresë në fushë, për të qenë i gatshëm për sezonin e ri.

Chelsea po kalon një nga edicionet më të zymta të tij dhe tifozët kanë nisur që në rrjetet sociale të shfaqin dëshirat e tyre për të ardhmen e lojtarëve që kanë në skuadër, në këtë votim nuk mungoi dhe sulmuesi i Shqipërisë, i cili duket se me ato pak minuta që ka luajtur me Blutë e Londrës ka fituar simpatinë e tifozëve.

Në sondazhin e hapur në datën 3 maj kanë marrë pjesë afro 25 mijë persona, prej të cilëve 66.7% mendojnë se Broja duhet të qëndrojë në skuadër, duke e konsideruar të dobishëm për skuadrën, 23.9% mendojnë se Chelsea duhet ta huazojë dhe vetëm 9.4% mendojnë se ai duhet të largohet.

Tifozët besojnë se 21-vjeçari ka aftësinë për ta lënë pas dëmtimin e të kthehet akoma dhe më i fortë për skuadrën e Chelsea-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco