Laçi i gëzohet formës së Guindos, 26-vjeçari lojtari i momentit në Superiore

Laçi i gëzohet formës së Guindos, 26-vjeçari lojtari i momentit në Superiore

19:39, 05/05/2023

Soliou Guindo u rikthye te Laçi në janar të këtij vitit, pa një gjysmë sezoni në Emiratte e Bashkuara Arabe, ku aventura nuk i shkoi sipas pritshmërive. Problemet fizike e penguin që në javëty e para të jepte më të mirën e tij në fushën e lojës, por në dy muajt e fundit u kthye është kthyer në lojtarin e momentit tek bardhezinjtë.

Sulmuesi nga Malli ka shënuar në 7 nga 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur me Laçin, duke realizuar 9 gola. Një rendiment fantastic që e bën lojtarin më të dalluar të dy muajve të fundit. 26-vjeçari i ka shënuar të gjithë këto gola në harkun kohor të 2 muajve, duke e ndihmuar Laçin që të ndryshojë objektiv, e nga gara për mbijetesë të rreshtohet mes skuadrave që mund të arrijnë pjesëmarrjen në kualifikueset e Conference League sezonin e ardhshëm. Sezonin e shkuar, Guindo u shpall fitues i Këpucës së Artë të Superiores, duke realizuar 19 gola.

Javët e fundit do të jenë përcaktuese për Laçin, por bardhezinjtë besojnë se me formën e mirë të Guindos, Europa nuk është më e pamundur, teksa tashmë kurbinasit ndodhen në vendin e katërt të renditjes me 43 pikë, 3 më pak se Egnatia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco