Ish-sulmuesi spanjoll: Idhulli im është Haaland, do të thyejë të gjithë rekordet në Premier League

Ish-sulmuesi spanjoll: Idhulli im është Haaland, do të thyejë të gjithë rekordet në Premier League

17:31, 05/05/2023

Erling Haaland është në sezonin e tij të parë në Premier League teksa aktivizohet me fanellën e Manchester Cityt. Përshtatja nuk ka qenë aspak problem për sulmuesin i cili shënon me rregullsi madje, në ndeshjen e fundit ndaj West Ham regjistroi edhe një rekord të ri. Bomber norveggjez firmosi golin e 35-të në të këtë sezon të Premier League duke u shndërruar në lojtarin që shënon më shumë brenda një sezoni të vetëm duke lënë pas legjenda si Alen Shearer dhe Andrew Cole.

Në fokusin e 22-vjeçarit tashmë janë rekordet e radhës ndërsa së fundmi, ish-sulmuesi i famshëm spanjoll, Michu që është aktivizuar me Swansea në Premier League, thekson se Haaland është shndërruar në idhullin e tij.

“Haaland është një bishë e vërtetë, është shumë i fortë dhe jam i bindur se në karrierën e tij do të shënojë më shumë se 500 gola. Është golashënuesi dhe sulmuesi më i fortë aktualisht. Haaland është shndërruar në idhullin tim dhe për mua është një nder që mund të flas për të në media”, u shpreh Michu. Kujtojmë se Haaland në të kaluarën është shprehur se Michu ka qenë idhulli i tij, por tashmë situata duket se ka ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco