Trajneri i PSG-së flet për herë të parë pas pezullimit të Leo Messit

Trajneri i PSG-së flet për herë të parë pas pezullimit të Leo Messit

15:43, 05/05/2023

Për herë të parë gjatë kësaj jave, tekniku i PSG-së, Christophe Galtier, ka komentuar pezullimin e “pleshtit”, Leo Messi, nga klubi pas largimit të tij të befasishëm drejt Arabisë Saudite, menjëherë pas disfatës së javës së shkuar ndaj Lorient.

Për mediat, Galtier tha se nuk aspak lidhje me vendimin dhe se gjithçka do të sqarohej sapo Messi të kthehet në Paris.

“Le të fillojmë me kronologjinë e ngjarjeve. Në fillim të javës, bordi më njoftoi për vendimin për e pezullimit të Leos. Sapo u informova për vendimin, u zotova që të mos e komentoj. Unë jam punonjës i klubit, vendimi është marrë, nuk e komentoj.

Nuk më duhej të merrja një vendim. Unë jam informuar për këtë dhe jam në përputhje. Kur Leo të kthehet, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ketë diskutime me të gjithë klubin dhe gjithashtu me Leon”,- tha tekniku francez për mediat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco