Osimhen: S’e harroj atë mbrëmje tetori, aty nisëm të besonim te titulli

Osimhen: S’e harroj atë mbrëmje tetori, aty nisëm të besonim te titulli

15:24, 05/05/2023

Victor Osimhen shënoi një gol historik përballë Udineses, që nisi festën e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve të Napolit.

Barazimi 1-1 u mjaftoi djemve të Spallettit për t’u zyrtarizuar kampionët e rinj të Italisë.

Sukses që mungonte prej 33 vitesh, ndërkohë që erdhi pas një futbolli fantastik dhe dominues.

Bomberi nigerian, i cili kryeson renditjen e golashënuesve (22), tregon momentin dhe ndeshjen kur ai dhe shokët e tij nisën të besonin realisht te fitimi i titullit.

Ishte 23 tetori i vitit të kaluar. Napoli përballej në “Olimpico” kundër Romës, sfidë që u vendos nga eurogoli i Osimhen në minutat e fundit.

“Ky është një emocion fantastik, kemi pritur shumë vite për t’i sjellë Napolit titullin kampion. Më në fund ia dolëm. Nuk do e harrojmë kurrë këtë ditë të bukur.

Në fillim të sezonit nuk na cilësonin favoritë. Askush nuk besonte te ne, por ia dolëm të bashkuar.

Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi, thjesht është e mrekullueshme. Le ta shijojmë këtë moment dhe të festojmë me tifozët tanë.

Në ‘Olimpico’ e kuptuam që mund ta fitonim titullin. Luanim përballë Romës, një skuadër e fortë ndaj së cilës luftuam deri në fund. Dhe fituam.

Atje u bindëm se kishim çdo kartë në rregull për t’u shpallur kampionë. Ia dolëm falë mentalitetit të grupit”, u shpreh për Dazn 24-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco