Formula 1/ Leclerc: Të lëmë pas Mercedes e Aston Martin, pastaj radha e Red Bullit

Formula 1/ Leclerc: Të lëmë pas Mercedes e Aston Martin, pastaj radha e Red Bullit

15:01, 05/05/2023

Pas vendit të tretë në garën e Baku pesë ditë më parë, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, përgatitet për një tjetër sfidë, atë të garës së Majemi.

Piloti i “kokëkuqes” shpreson që edhe në këtë garë njëvendëshja e tij të jetë e shpejtë dhe protagoniste.

“Mendoj se gara e Baku ishte një injektim besimi për ne. pas tri garave të para që ishin negative, gara e fundit solli një Ferrari ndryshe dhe kjo tregon se jemi në drejtimin e duhur. Makina jonë është e shpejtë në kualifikuese, na duhet të punojmë disi më shumë në ritmin e garës”, tha Leclerc.

“Red Bull është ende dominuese në ritmin e garës, por mendoj se përditësimet që i janë bërë makinës duhet të japin një shtysë tjetër. Natyrisht që ato nuk mjaftojnë për të dueluar me Red Bull, por të paktën do të lëmë pas Mercedes e Aston Martin”, u shpreh Charles Leclec.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco