Tragjike/ Ndërron jetë papritur sportistja 36-vjeçare

Tragjike/ Ndërron jetë papritur sportistja 36-vjeçare

10:26, 04/05/2023

Vdekja e Kristen Mitchell ka shkaktuar tronditje në Australi, por edhe në botën e mundjes.

Kampionia e këtij sporti dha frymën e fundit papritur në moshën 36-vjeçare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.

Wrestling Australia ka lëshuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimet.

“Wrestling Australia është e pikëlluar nga humbja e Kristen Mitchell, e njohur si “Miami”.

Ndikimi që ajo la në skenën e mundjes, si nga puna e saj në ring ashtu edhe në prapaskenat në të ardhmen e sportit është e pamatshme dhe do t’i mungojë thellësisht të gjithë atyre që kanë pasur privilegjin të njohin dhe të punojnë me të.

Zemra e saj e mirë dhe qëndrimi pozitiv janë ato për të cilat do ta kujtojmë të gjithë dhe bota është më pak e ndritshme sot për shkak të kësaj humbjeje.

Ngushëllimet tona për të gjithë familjen dhe miqtë e saj. Pusho në paqe Kristen dhe ne të falenderojmë për gjithçka që ishe”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco