Neymar bën rrëmujë në Instagram: Kur ata ishin të lumtur!

Neymar bën rrëmujë në Instagram: Kur ata ishin të lumtur!

09:48, 04/05/2023

Pasi dje një grup radikalësh të skuadrës së PSG-së “demonstruan” para selisë së klubit kundër Messit për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite pa leje, i njëjti grup iu afrua shtëpisë së Neymar, duke kërkuar që lojtari brazilian të largohej nga skuadra franceze. 

Ky grup radikalësh konsiderojnë se si braziliani ashtu edhe argjentinasi janë fajtorët kryesorë për situatën e keqe sportive të skuadrës, pasi kanë paga shumë të larta që nuk korrespondojnë me atë që shihet në fushë.

Image

Neymar nuk ka heshtur dhe ka folur përmes rrjeteve sociale. 

Media braziliane, TNT , ka postuar në Instagram një postim, ku shihet braziliani me Messin në fanellën e Barçës me tekstin: “E di që edhe ti ke menduar te njejten gjë.  Ata ishin shumë të lumtur njëherë e një kohë!” pak kohë pas trazirave në Paris. 

Sulmuesi, i cili është gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, ka dashur të lërë edhe një mesazh përmes një storie në Instagram ku mund të lexohet: “Mos i lini njerëzit të të fusin në stuhinë e tyre, vendosini me qetësinë tuaj ” pak kohë pas asaj që ndodhi në Paris. 

E ardhmja e Neymar është më në ajër se kurrë dhe ai mund të marrë të njëjtën rrugë si Messi, i cili nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm te PSG.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco