‘Mashtrimi’/ Messi nuk pyet për PSG-në, në Arabi pa lejen e klubit

‘Mashtrimi’/ Messi nuk pyet për PSG-në, në Arabi pa lejen e klubit

15:04, 02/05/2023

Një tjetër krisje mes PSG-së dhe Lionel Messit. Lamtumira në fund të sezonit tanimë duket e sigurt dhe argjentinasi ka vendosur të ndërpresë totalisht marrëdhëniet në këtë fundsezoni ku parisienët duhet ende të fitojnë kampionatin, ku kanë reduktuar në 5 pikë avantazhin ndaj Marsejës së vendit të dytë.

Argjentinasi pas disfatës me Lorient ka fluturuar drejt Arabisë Saudite duke injoruar krejtësisht stërvitjen e së hënës që ishte programuar si dënim për skuadrën nga klubi dhe Galtier pas figurës së keqe që bënë të dielën.

Messi nuk ka ndryshuar planet e tij, dhe siç informon e përditshmja “L’Equipe” nuk ka marrë as mundimin për të lajmëruar klubin.

I drejtpërdrejtë titulli në faqen e parë të të përditshmes prestigjioze, “Mashtrimi”.

Argjentinasi ka zgjedhur të mos i anulojë impenjimet e tij në Arabi ku është një ndër ambasadorët e Federatës së Futbollit në Riyad, për të promovuar kandidaturën e tyre për Botërorin e 2030, çka ka irrituar drejtuesit në Paris.

Në qershor rrugët e Messit dhe PSG janë të destinuara të ndahen përfundimisht, argjentinasit i skadon kontrata që vështirë se do të mund të rinovohet me dëshirën e të dyja palëve.

Messi nuk u ambientua kurrë nën hijen e Kullës Eiffel dhe po shtyn për një rikthim te Barcelona, ndërsa klubi ka vendosur ti besojë gjithçka Mbappe, si në fushë ashtu edhe në aspektin e komunikimit.

Pas dy viteve jo dhe aq të bukur Messi është gati të bëjë valixhet për tu rikthyer në shtëpi.

I ati i tij, Jorge, ka intensifikuar kontaktet me drejtuesit blaugrana për të gjetur një akord ekonomik duke parë kufizimet e forta financiare që i janë imponuar Barcelonës nga Liga spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco