Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Përgjaket derbi i Medellinit, dy tifozë humbin jetën

Përgjaket derbi i Medellinit, dy tifozë humbin jetën

13:44, 01/05/2023

Sherret mes tifozëve në futbollin latin janë një gjë normale, por ngjarja e fundit që ndodhi në Kolumbi ishte shumë e rëndë.

Derbi i zjarrtë i Medellinit midis Independiente Medellin dhe Atletico Nacional, përfundoi me fitoren 1-3 të Atleticos.

Atmosfera në “Estadio Atanasio Girardot” ishte tepër e zjarrtë, ndërkohë që nuk mungoi përplasja mes dy tifozerive ultras.

Pasojat ishin tragjike. Dy persona të vdekur dhe rreth 20 të tjerë të plagosur! Njëri nga ata që ndërruan jetë ishte Alejandro Gallego, i njohur edhe si ‘Zombie’, një 25-vjeçar anëtar i Los del Sur, grupimi i tifozëve të Atl Nacional.

Viktima tjetër ishte Anderson Jaramillo, 34 vjeç, i cili i përkiste Rexixtencia Norte, grupi i tifozëve të Ind Medellin.

Përplasja e madhe, ku nuk munguan thikat dhe sendet e mprehta, ndodhi në afërsi të stadiumit të Independientes.

Kryebashkiaku i Medellinit, Daniel Quintero kërkon ndihmë nga qytetarët për të gjetur personat përgjegjës të kësaj tragjedie.

“Ne do të japim 200 milionë pesos (rreth 39,000 euro) si shpërblim për ata që na ndihmojnë të identifikojmë dhe ndjekim penalisht ata që janë përgjegjës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco