Spektakël në Crystal Palace-West Ham, ndeshja mbyllet me shtatë gola

Spektakël në Crystal Palace-West Ham, ndeshja mbyllet me shtatë gola

17:20, 29/04/2023

 

Crystal Palace ka marrë fitore minimale ndaj West Ham, në një sfidë të mbushur me gola.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar me Soucek në minutën e 9’, megjithatë në minutën e 15’ Ayew barazoi për vendasit.

Në minutën e 20’ Zaha i dhuroi golin e dytë Crystal Palace, ndërsa 10 minuta më pas Schlupp do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij.

Megjithatë “Hammers” reaguan dhe në minutën e 35’ Antonio ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën.

Në minutën e 66’ Ezez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë “poker” për vendasit.

Nga ana tjetër Aguerd realizoi golin e tretë për West Ham në minutën e 72, megjithatë takimi në fund u mbyll me rezultatin 4-3.

Pas raundit të 34-të të Premier League, Crystal Palace shkon në kuotën e 40 pikëve dhe ngjitet në vend të 11-të, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco