Icardi bën një premtim përpara derbit të ‘zjarrtë’ të Stambollit

Icardi bën një premtim përpara derbit të ‘zjarrtë’ të Stambollit

16:29, 28/04/2023

Gatalasaray mori vetëm një pikë në ndeshjen e fundit në kampionatin turk.

Dueli ndaj Karagumrukut të Andrea Pirlos përfundoi në barazim 3-3.

Mauro Icardi humbi një penallti në pjesën e dytë, që mund të sillte golin e barazimit, por vendasit ia dolën më vonë të shënonin me Boey duke evituar humbjen.

Në një prononcim për shtypin turk, goleadori argjentinas mori përsipër përgjegjësitë e barazimit.

“Jam në dijeni të pritshmërive ndaj meje. E godita keq penalltinë në ndeshjen e fundit. Ndoshta nuk fituam për shkakun tim”, theksoi sulmuesi argjentinas.

Më pas një premtim për tifozët në lidhje me takimin e radhës, derbin e ‘zjarrtë’ kundër Besiktasit.

“Do e shlyej këtë gabim. Do të jap kontributin tim ndaj Besiktasit, të jeni të sigurt që do lë shenjën time në derbi”, theksoi Icardi.

Galatasaray kryeson kampionatin me 70 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco