City luan me Realin, Guardiola flet për Milanin: Ndryshon shumë në Europë, ka histori

City luan me Realin, Guardiola flet për Milanin: Ndryshon shumë në Europë, ka histori

13:01, 21/04/2023

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur së fundmi për derbin e afërt të Champions League ndërmjet Interit dhe Milanit, duke u zgjatur veçanërisht për “kuqezinjtë” e Italisë.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, Guardiola u shpreh se ecuria e Milanit në arenën europiane është ndryshe nga ajo në kampionat.

“Jo, nuk është çudi, futbolli italian është në rritje. Napoli është shumë përpara në kampionat në krahasim me Milanin, dhe njerëzit besojnë se në Champions është e njëjta gjë. Por në vend të kësaj, Milani ndryshon çipin në Evropë. Më kujtohen Arrigo Sachi, Fabio Capello, Franco Baresi, Paolo Maldini, Costacurta… Shkurtimisht, ata janë histori… Dhe kjo ka rëndësi. Kjo është arsyeja pse këto ekipe janë kaq të forta”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco