Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Interi dhe Milani mbushin arkat, zbulohet shifra që kanë përfituar nga Championsi

Interi dhe Milani mbushin arkat, zbulohet shifra që kanë përfituar nga Championsi

09:49, 21/04/2023

Kualifikimi në gjysmëfinale i Milanit dhe Interit bëri jo vetëm tifozët respektivë të festojnë, por edhe arkat e klubeve të mbushen.

Drejtuesit po fërkojnë duart duke parë llogaritë të fryhen pas arkëtimeve të deritanishme që duhen thënë se kanë qenë të pa llogaritura në bilancin në nisje të sezonit.

Kalimi historik i turit nga ana e Milanit, i cili duke mposhtur Napolin rikthehet në gjysmëfinale 16 vite pas herës së fundit, sjell disa miliona euro në arkat e kuqezinjve, ku do të hyjnë edhe 12.5 milionë të tjera nga UEFA për mbërritjen në këtë fazë.

Një rrugë e rëndësishme sportive dhe ekonomike, pa gjobën prej 2 milionë eurosh të lidhur me “Fair Play” Financiar, i sjell Milanit 83.9 milionë në total vetëm nga çmimet UEFA për rrugëtimin e deritanishëm.

Këtyre shifrave do t’u shtohen arkëtimet e ardhura nga shitja e biletave: 14.5 milionë euro nga tri ndeshjet e fazës së grupeve, një rekord i të gjitha kohërave prej 9.1 milionë eurosh kundër Totenhemit dhe rezultati i shkëlqyer prej 8.5 milionë eurosh për ndeshjen në shtëpi ndaj Napolit, për një total prej rreth 32.1 milionë euro.

Jemi në rreth 116 milionë euro, të cilave do t’u shtohen, në rastin më të keq, arkëtimet e ndeshjes në shtëpi në gjysmëfinale, me Milanin që do të dalë nga Champions-i me të paktën 120 milionë euro.

Interi kualifikohet në gjysmëfinale 13 vjet pas herës së fundit dhe falë çmimeve që jep UEFA mes renditjes historike, të drejtave televizive, “market pool” dhe gjobave të “Fair Play”-t Financiar, deri në përfundimin e çerekfinaleve zikaltrit kishin arkëtuar 68 milionë euro, një shifër së cilës do t’i shtohen edhe 12.5 milionë eurot për kalimin në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër shuma nuk do të ngelet me kaq, sepse në llogaritë e Interit kanë shkuar edhe të ardhurat nga shitjet e biletave për tri ndeshjet e grupeve, atë ndaj Portos dhe atë ndaj Benfikës (kjo e fundit arkëtoi plot 8.2 milionë euro nga një “San Siro” e tejmbushur, një shifër rekord për klubin), ndërkohë që një tjetër shifër rekord pritet edhe në gjysmëfinalen në shtëpi ndaj Milanit.

“SanSiro” pritet të “prodhojë” në fund të gjysmëfinaleve rreth35 milionë euro, duke i dërguar në 115 milionë euro fitimet e zikaltërve në përfundim të kësaj faze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco