Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tragjedi në Kupën e Italisë, vdes piloti i garave me motor

Tragjedi në Kupën e Italisë, vdes piloti i garave me motor

18:56, 16/04/2023

 

Një aksident tragjik ka ndodhur në garat e shpejtësisë me motor në Misano për Kupën e Italisë. Sipas mediave italiane në aksident u përfshinë 4 motoçikleta, ku për pasojë humbi jetën një prej pilotëve.

Sipas informacioneve fillestare, për shkak të një problemi me motorin, një pilot kishte ndalur në anë të bordurës, më pas një motoçikletë e dytë e goditi mjetin e palëvizshëm, duke e çuar atë në qendër të rrugës, ku ndodhej një motoçikletë e tretë. Nga përplasja, piloti 46-vjeçar është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Viktima është 46-vjeçari Fabrizio Giraudo, i cili po garonte në Kupën RR, klasi 1000, të Trofeut të Amatorëve të Italisë. Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit, ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Promotori i Trofeut dhe Ëorld Circuit Misano kanë vendosur të anulojnë eventin në respekt të tragjedisë.

Presidenti i Federmoto, Giovanni Copioli tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e një entuziasti dhe praktikuesi. Ne i bashkohemi dhimbjes së familjes dhe njerëzve të tij të dashur, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco