Monza bën surprizën e madhe në ‘San Siro’ ndaj Interit

Monza bën surprizën e madhe në ‘San Siro’ ndaj Interit

22:46, 15/04/2023

Interi del pa pikë nga “San Siro” në përballjen me Monzën, që u mbyll me rezultatin 0-1, takim i vlefshëm për javën e 30-të të Seria A.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, e nisi këtë sfidë si titullar dhe luajti për plot 71 minuta, megjithatë nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij, ndërsa në minutën e 44-t pati mundësinë për të gjetur portën, por e dërgoi topin jashtë.

Inter pati dominimin e sfidës, megjithatë golin e gjetën miqtë, të cilët realizuan në minutën e 78-të me Caldirola që i dhuroi fitoren Monzës.

Pas kësaj përballjeje Interi qëndron në vend të pestë me 51 pikë, ndërsa Monza ngjitet në vend të 12-të me 38 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco