Spaleti ‘kërcënon’ Milanin: Osimhen do të jetë titullar

Spaleti ‘kërcënon’ Milanin: Osimhen do të jetë titullar

22:27, 15/04/2023

Ndeshja mes Napolit dhe Veronës e vlefshme për javën e 30-të të Seria A u mbyll pa gola.

Pas duelit, trajneri i “axurrëve”, Luçiano Spaleti, foli për mikrofonat e “Dazn”: “Osimhen do të jetë titullar ndaj Milanit. Ai ka një strukturë fizike që mund ta hedhësh topin drejt tij ose në hapësirë, ai është i mirë në ajër.

Raspadori ka shumë cilësi, por me disa pasime është e vështirë për të që t’ia dalë, sepse ka një strukturë të ndryshme. Viktori është i dashuri i publikut, kur është aty i jep të gjithëve një frymë entuziazmi. Lojtarët si ai janë bërë nga gjëra të ndryshme, nuk është normale. Gjithçka do të nevojitet për të luajtur lojën, jo vetëm për të lëvizur mirë topin.

Ne duhet të jemi një ekip në të gjitha aspektet dhe duhet të jemi të pjekur, të vazhdueshëm në qëndrimin tonë, gjithmonë të ekuilibruar, duke bërë shënime të mira parandaluese dhe presing”, përfundoi Spaleti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco