Maqedoni e Veriut/ Shpërthejnë Struga dhe Shkëndija, fitore të thella të skuadrave shqiptare

Maqedoni e Veriut/ Shpërthejnë Struga dhe Shkëndija, fitore të thella të skuadrave shqiptare

19:09, 15/04/2023

Struga u rikthye te fitorja në kampionat. Skuadra e Shpëtim Duros shkatërroi 6-2 Pobedan dhe arriti një fitore me vlera për objektivin titull.

Pjesa e parë përfundoi 2-1 për vendasit, të cilët shënuan me anë të Besmir Bojkut dhe Besart Ibraimit.

Struga shënoi edhe katër gola të tjerë në pjesën e dytë.

Rrugën e rrjetës e gjetën Suhejlj Muharem, Bunjamin Shabani, ndërkohë që Ibraimi realizoi edhe dy herë të tjera.

Vendi i parë me 53 pikë për Strugën, gjashtë mbi Shkëndijën që ka luajtur një ndeshje më pak.

Kuqezinjtë nga Tetova triumfuan 4-1 ndaj Tikves, takim ku Erald Çinari shënoi një eurogol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco