Te Milani ndjehen të vjedhur nga gjyqtari dhe VAR-i, Pioli: Ishin dy penallti për ne

Te Milani ndjehen të vjedhur nga gjyqtari dhe VAR-i, Pioli: Ishin dy penallti për ne

18:48, 15/04/2023

Milani është ndalur në një barazim 1-1 përballë Bolonjës, por kuqezinjtë mendojnë se ajo ishte pasojë e penalltive që nuk u akorduan nga gjyqtari Masa në këtë ndeshje për dy ngjarje në zonën e Bolonjës.

Në pjesën e parë kishte një ndërhyrje ndaj Rebiç, ndërsa në minutën e 90, një prekje topi me dorë.

Edhe Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, është ndalur te kjo pikë pas përfundimit të sfidës duke u ndalur te dy rastet e diskutueshme të saj.

“Ishin të dyja penallti. Të gjithë kemi parë penallti tek ajo prekje topi me dorë. Dinamika të thotë që është prekje topi me dorë, e vërshëllen dhe pastaj është VAR për atë gjë. Pastaj nëse VAR-i të thotë që dora është e ngjitur për trupin, atëherë në rregull. Të vjen keq, pasi djemtë bënë gjithçka për të fituar sfidën.

VAR-i me kërkesë? Nëse do të ishte si opsion, sot do ta përdorja”, tha Pioli pas sfidës për mediat italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco