La Liga/ Gafë fatale në shtëpi, Villareal thyhet nga Valladolid

La Liga/ Gafë fatale në shtëpi, Villareal thyhet nga Valladolid

16:55, 15/04/2023

Villareal pësoi një humbje befasuese në fushën e vet. Skuadra e Quieque Setien u mposht 1-2 nga Valladolid, që siguroi tri pikë të arta për objektivin mbijetesë.

Vendasit vinin nga gjashtë rezultate pozitive radhazi në La Liga (pesë fitore dhe një barazim), por sot dolën pa pikë duke komplikuar misionin Champions League.

Selim Amallah kaloi skuadrën mysafire në avantazh që në minutën e dytë.

Villareal barazoi takimin me Samuel Chukwueze (15’), por goli u anulua nga VAR-i.

Valladolid përfitoi dhe gjeti edhe golin e dytë me anë të Jawad El Yamiq (34’).

Reagimi i Villarealit erdhi shumë vonë. Etienne Capoue rihapi ndeshjen çerek ore përpara fundit.

Pavarësisht insistimit në minutat e mbetura, skuadra vendase nuk ia doli të gjente golin e barazimit.

Në fund festë te Valladolid, që u rikthye te suksesi në kampionat pas katër javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco