Skandal te Bayern-i: Mané godet me grusht shokun e skuadrës Sané

Skandal te Bayern-i: Mané godet me grusht shokun e skuadrës Sané

18:58, 12/04/2023

Një incident i rëndë është regjistruar në dhomën e veshjes së ekipit të Bayern-it pas ndeshjes me Manchester City.

Sipas gazetës BILD, Sadio Mané ka goditur me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sané. Gazeta gjermane shkruan se ai e ka goditur me grusht në fytyrë.

Sherri mes tyre nisi që në minutën e 83-të të ndeshjes, kur Mané vrapoi në zonën e rreptësisë për të pritur një pasim. Por Sané dukej se donte që kolegu i skuadrës të afrohej për një pasim të shkurtër. Ata të dy u panë në fushë duke debatuar.

Por sherri ka vijuar edhe në kabinë.

Thuhet se Mané ishte zemëruar për mënyrën se si Sané fliste me të. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, senegalezi e sulmoi papritmas duke e goditur në buzë.

Lojtarët e ekipit ndërhynë menjëherë duke e ndarë sherrin.

Dëshmitarët thanë se grushti ka lënë shenja në fytyrën e Sané, madje atij i është fryrë buza dhe i ka dalë gjak.

Bayern humbi ndeshjen e parë me Manchester City me rezultatin 3 me 0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco