Mbyllen hetimet për Juventusin, bardhezinjtë do të gjykohen për...

Mbyllen hetimet për Juventusin, bardhezinjtë do të gjykohen për...

18:40, 12/04/2023

 

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka mbyllur hetimet për Juventusin duke vënë në dijeni klubin bardhezi. Akuza është e qartë, manovrim me pagat, transfertat me partnerët dhe agjentët.

Klubi torinez akuzohet se ka shkelur kodin e principit të ndershmërisë sportive të artikullit 4.1 në tre pjesë të ndryshme. Kjo shkelje u bashkangjitet plusvalencave të rreme për të cilën është parashikuar një seancë në 19 prill në Kolegjin e Garancisë së Komitetit Olimpik në 19 prill dhe që lidhet me 15 pikët penalizim.

Në lidhje me hetimet e prokurorisë së federatës, gjykimi do të njoftohet brenda 30 ditëve ndërsa në këtë çështje janë në hetim edhe Bergamo, Cagliari, Udine, Genova, Modena e Bologna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco