'Plumba mbi tavolinë', ish-arbitri tregon kërcënimet që ka pësuar gjatë karrierës

'Plumba mbi tavolinë', ish-arbitri tregon kërcënimet që ka pësuar gjatë karrierës

15:27, 11/04/2023

Ish-arbitri Lorenc Jemini, i ftuar në studion e “Ditarit”, komentoi ngjarjen e së dielës, ku ndeshja Kastrioti-Bylis u pezullua për shkak të kërcënimit të arbitrit Juxhin Xhaja, i cili është marrë në mbrojtje nga strukturat e specializuara të policisë, pasi ndihet i rrezikuar për jetën e tij dhe familjarëve të tij.

“Unë që kam 20 vite eksperiencë në këtë fushë, më duket anormale që të ndodhë, por kjo gjë ka kohë që zien. Denoncimi duhet të kishte ndodhur shumë më shpejt. Ne themi është kërcënuar, por arbitrat kërcënohen çdo ditë. U bëhet presion në rrugë, në autobus, në punë… Presion nga tifozë, nga zyrtarë klubesh dhe president. Ndërsa kërcënimi është tjetër gjë, por mori përmasa të mëdha sepse reagoi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Unë kam denoncuar shumë herë kërcënimet, por më kanë thënë që “Hë, se do të merremi ne”. Kërcënimet e mia janë bërë nga lënia e plumbave në tavolinë para ndeshjes, nga nxjerrja e armës, më kanë dalë me armë në mes të rrugës. Këto kërcënime nisin para ndeshjes, me telefonata anonime apo me njerëz që të dërgojnë në stërvitje. Edhe tani që flasim, arbitrat janë të terrorizuar”, tha ish-arbitri.

“Këtu duhet të ndërhyjë shteti. Nuk mund të kërcënohet dikush në krye të detyrës dhe të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çdo javë goditen arbitrat dhe çfarë ndodh? Kjo ngjarje u denoncua sepse është atipike. Nëse do i bëhej presion direkt arbitrit, do ishte mbyllur. Por, “gabimi teknik” është bërë sepse janë kërcënuar familjarët”, shtoi Jemini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco