Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Chelsea-Liverpool, përballja e dy zhgënjimeve të sezonit në Premier League

Chelsea-Liverpool, përballja e dy zhgënjimeve të sezonit në Premier League

09:24, 04/04/2023

Chelsea-Liverpool është ndeshja e prapambetur e javës së tretë në Premier League teksa dy skuadrat përballen në “Stamford Bridge” në një moment shumë delikat të sezonit.

Blutë e Londrës vijnë pas disfatës në shtëpi me Aston Villa-n e cila u pasua edhe nga shkarkimi i trajnerit Graham Potter.

Rezultatet zhgënjyese bën që drejtuesit e klubit anglez të marrin vendimin ekstrem për të shkarkuar Potter, ndikuar edhe nga presioni i tifozëve.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të reagojë skuadra në fushë ndërsa vijon puna jashtë saj për të gjetur “timonierin” e ri të ekipit.

Nga ana tjetër, situata është e trazuar edhe te Liverpooli. “The Reds” vijnë pas disfatës 4-1 ndaj Manchester City teksa të trajneri Jurgen Klopp e pranoi se vijon punën te Liverpool për shkak të rezultateve në sezonet e kaluara, pasi nëse do të ishte për këtë sezon edhe ai mund të kishte patur fatin e Potter apo Contes.

Liverpool vijon të shpresojë për të mbërritur vendin e katërt në fundin e sezonit teksa për “The Reds” nuk falen më hapat fals duke qenë se nga fundi i kampionatit ju kanë mbetur edhe 11 ndeshje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco