Vllaznia zgjedh një maqedonas për të zëvendësuar Mirel Josën në krye të pankinës

Vllaznia zgjedh një maqedonas për të zëvendësuar Mirel Josën në krye të pankinës

23:18, 03/04/2023

Vllaznia po kalon një moment të vështirë në kampionat, teksa as largimi i Mirel Josës, nuk rikthehu rezultatet pozitive në kampin shkodran. Vendin e Josës e zuri përkohësisht Auron Miloti, por ditën e sotme klubi shkodran bëri me dije se ka arritur akordin me një “timonier” të ri.

 

Bëhet fjalë për Goce Sedloski, i cili do të jetë pjesë e shkodranëve deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024.

Si trajner maqedonasi ka fituar trofe si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në playoff të kompeticioneve evropiane.

Sedloski, krahas Shkupit, ka drejtuar edhe ekipin e dytë të Dinamos së Zagrebit si dhe Shiroki Brijegun, letonezët e Rigës, Vardarin dhe Horizon Turnovën. Ai ka qenë gjithashtu asisten në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco