VIDEO/ Tifozët e PSG-së fërshëllejnë Leo Messin

VIDEO/ Tifozët e PSG-së fërshëllejnë Leo Messin

09:21, 03/04/2023

Situatë kaotike te PSG-ja. Kryesuesit e kampionatit francez, u mposhtën mbrëmjen e djeshme nga Lioni me rezultatin 0-1, ndërkohë tifozët kanë vazhduar të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Lionel Mesit t duke e fërshëllyer dhe sulmuar fituesin e Kupës së Botës.

“Pleshti” është vënë në shënjestër nga tifozët e PSG-së, të cilët mendojnë se ai nuk jep maksimumin kur luan me parisienët.

Përpara pushimit për kombëtaret, 35-vjeçari mori një trajtim të ngjashëm në humbjen e papritur të PSG-së në shtëpi ndaj Renes, ndërkohë që përpara ndeshjes së djeshme kundër Lion, Mesi përjetoi një tjetër situatë të pakëndshme dhe u sulmua përsëri nga tifozët e klubit.

Në një video që ka bërë xhiron e internetit, tifozët vërshëllejnë Mesin, kur emri i tij u përmend nga spikeri i stadiumit teksa po pasqyroheshin formacionet zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco