Bayerni i merr kreun Dortmundit/  Festival golash në sfidën e titullit në Bundesligë

Bayerni i merr kreun Dortmundit/ Festival golash në sfidën e titullit në Bundesligë

20:38, 01/04/2023

Bayern Munchen tregoi përballë Borussia Dortmund se nuk është rastësisht skuadra më e fortë në Gjermani.

Atëherë kur duhet fitorja, arrihet. Kështu bënë djemtë e Thomas Tuchel, të cilët triumfuan 4-2 në “Der Klassiker”.

Debutim magjik për trajnerin gjerman në stolin bavarez.

Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të falë autogolit të Kobel dhe gafës së portierit.

Në minutën e 18-të, Muller dyfishoi shifrat dhe pas 5 minutash ai shënoi sërish duke mbyllur pjesën e parë me 3 gola.

Në minutën e 50-të Koman shënoi edhe të katërtin për ekipin e Tuchel.

Ndërsa në të 72-ën Emre Can shënoi nga pika e bardhë e penallistë, dhe goli i fundit u shënua nga Malen në të 90-ën.

Pas kësaj fitore Bayerni i merr kreun Borusia Dortmundit dhe ngjitet në vendin e parë me 55pikë ndërsa verdhezinjtë renditen në vendin e 2-të me 53 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco