Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

E bujshme nga Spanja, Xavi konfirmon kontaktet për rikthimin e Messit në Barcelonë

E bujshme nga Spanja, Xavi konfirmon kontaktet për rikthimin e Messit në Barcelonë

15:50, 31/03/2023

 

Tifozët e Barcelonës mund të fillojnë të ëndërrojnë. Shumë nga fansat katalanas kanë shprehur gjithmonë dëshirën e rikthimit të legjendës Lionel Messi në skuadër.

Kjo ëndërr duket se do të bëhet realitet. Në konferencën për shtyp për mediat, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez komentoi fjalët e zëvendës presidentit të katalanasve, Yuste.

“Nuk është koha për të folur për rikthimin e Messit. Unë flas shumë me të, sepse ai është mik i imi, por nuk është ky momenti. Ne jemi duke diskutuar çështjen, shpresoj që ta shoh atë të rikthehet në shtëpi.

Unë jam i pari që do të isha i lumtur nëse do të kthehej lojtari më i mirë në histori. Nuk është momenti i duhur për të folur për merkato, jemi akoma në garë për dy tituj.” – tha Xavi.

Më parë, zëvendës presidenti i Barcelonës ishte shprehur se e vlerësojmë shumë Messin dhe do të donte rikthimin e tij në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco