Tuchel kërkon te Bayern talentin e Chelsea, 'blutë' presin faturën: 70mln euro

Tuchel kërkon te Bayern talentin e Chelsea, 'blutë' presin faturën: 70mln euro

13:12, 31/03/2023

 

Trajneri Thomas Tuchel, që vetëm një javë më parë mori drejtimin e Bayern Mynih, i ka kërkuar klubit që t’i sjellin në skuadër sulmuesin Mason Mount, që luan në Angli me Chelsea. Tuchel e njeh mjaft mirë 24-vjeçarin, kur drejtonte skuadrën londineze, ndaj kërkon ta ketë sërish pranë, pasi e konsideron një element të rëndësishëm.

Kontrata e Mount skadon pas një viti dhe sulmuesi ende nuk ka një marrëveshje me “blues”, ndaj e ardhmja e tij është në dilemë. Në rast se nuk do të ketë një shtyrje të kontratës, ai do të largohet, ndërkohë që skuadrat që e duan janë të shumta.

Gjithsesi, Chelsea ua ka bërë të qartë të gjithëve se kushdo që dëshiron të marrë Mason Mount duhet të paguajë 70 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, por edhe e arsyeshme për një futbollist që konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco