Notat e Kombëtares/ Humbja ndaj Polonisë, ja si janë vlerësuar kuqezinjtë e Silvinjos

Notat e Kombëtares/ Humbja ndaj Polonisë, ja si janë vlerësuar kuqezinjtë e Silvinjos

08:50, 28/03/2023

Shqipëria e nisi me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Sviderski në minutën e 41-të i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Nuk nis në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Silvinjo në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe, duke ngjallur shpresë për të ardhmen. Duke nisur që nga skema e përdorur, me një 4-3-3, që dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë. Rasti më i mirë i të gjithë takimit ishte padyshim ai i Myrto Uzunit në minutën e 85-të, për fat të keq topin shkoi ngjitur me shtyllën.

Ndërkohë për sa i përket notave të futbollistëve të Kombëtares, më të vlerësuarit sipas faqes të specializuar të statistikave “Sofa Score”, ishin mesfushori Gjasula dhe mbrojtësi Mihaj, që u vlerësuan me notën 7.2.

Image

Ndërkohë që vlerësim pozitiv edhe për Ramdanin dhe Cikalleshin. Më pak i vlerësuari sipas “Sofa Score”, është kapiteni Elseid Hysaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco