Manchester United dhe Milani në garë për lojtarin serb

Manchester United dhe Milani në garë për lojtarin serb

15:48, 24/03/2023

Marko Grujic, mesfushori serb i Portos, është kthyer në një objektiv për disa klube të mëdha.

Pas Manchester United, për shërbimet e tij interesohet edhe Milani.

“Corriere dello Sport” shkruan se kuqezinjtë kanë nisur edhe tratativat.

Vetë futbollisti 27-vjeçar ka dhënë “OK”-in për transferimin e tij në Serie A dhe kampionëve të Italisë tashmë u duhet të bindin Porton.

Grujic shikohet si pasuesi ideal i Franck Kessie. Më parë mesfushori ka luajtur edhe te Liverpool, që e shiti atë te portugezët për 9 milionë euro.

Ai është aktivizuar edhe në Bundesliga me Hertha Berlin dhe një eksperiencë te kampionët e Italisë e josh shumë.

Mesfushori numëron 30 ndeshje me Porton këtë sezon, duke regjistruar një gol dhe një asist me “Dragonjtë e Oportos”. Ndërkohë, ai ka veshur 19 herë fanellën e Kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco