Ramadani: Silvinho krijon atmosferë pozitive në stërvitje, do kemi sukses

Ramadani: Silvinho krijon atmosferë pozitive në stërvitje, do kemi sukses

13:52, 24/03/2023

Përpara sfidës me Poloninë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, u shpreh se skuadra është gati me trajnerin e ri Silvinho dhe se do të shkojë në Varshavë për të marrë maksimumin.

“Mendoj se duhet të shkojmë ta marrim ndeshjen që nga fillimi me shumë seriozitet. Duhet të japim maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv.

Secili trajner ka taktikat e veta, ose punën e vet. Por deri tani trajneri Silvinho është shumë pozitiv. Na ka dhënë shumë përkrahje. Krijon shumë atmosferë në stërvitje.

Do bëj maksimumin. Është trajneri që vendos. Kushdo luan duhet ta përkrahim njëri-tjetrin.

Unë mendoj që ekipi është shumë mirë, por duhet të marrim më shumë përgjegjësi. Mendoj se ky do të jetë suksesi i Kombëtares.

Te Partizani kam luajtur shumë dhe kam kaluar momentet më të mira në karrierë.

Do punoj shumë si tek ekipi im, si këtu. Është trajneri që vendos më pas.

Siç e thashë, unë këtu kam ardhur për të luajtur. Kushdo luan përpara meje nuk e kam problem. Vetëm të marrim rezultat pozitiv.

Duhet ta provojmë të gjithë portën, edhe jashtë zonës. Duhet të provojmë më shumë gjuajtje për të shkuar te goli.

Trajneri kur të kërkon diçka duhet ta bësh. Kudo të më fusë nuk do e kem problem.

Në këto ndeshje vendosin detajet e vogla. Në ndeshjen e fundit pësuam një gol pas një ndeshje fantastike. Duhet të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri në fund.

Po luajta, do të jap maksimumin”, u shpreh Ramadani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco