Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ U la jashtë Kombëtares, Odise Roshi 'mesazh' Sylvinho-s nga Turqia

VIDEO/ U la jashtë Kombëtares, Odise Roshi 'mesazh' Sylvinho-s nga Turqia

21:00, 20/03/2023

Duket se lojtarët që janë lënë jashtë grumbullimit të Kombtëares shqiptare të futbollit nga trajneri Sylvinho, i kanë dhënë mesazhe shumë të qarta teknikut se ndoshta mund të jetë gabuar me zgjedhjet e tij. Një ditë më parë ishte Dejvi Bregu ai i cili shkëlqeu në kampionatin turk me 1 gol e 2 asiste. Sot, e kishte radhën Odise Rioshi.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, një nga emrat më të rëndësishëm të saj prej më shumë se një dekade, ka qenë mungesa e madhe e listës së parë të brazilianit. Por sot tregoi se ka ende për të dhënë, duke shënuar në ndeshjen që skuadra e tij Sakariaspor, luante ndaj Bodrumspor.

Në minutën e 43 të ndeshjes, mesfushori mori një top nga thellësia dhe nuk gaboi para portierit, duke çuar sferën në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Roshi u bë përsëri protagonist, duke dhënë edhe asistin për golin e fitores 2-1 të skuadrës së tij e cila u pozicionua në zonën e play-off për ngjitjen në Superligën turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco