‘Grushti i Hekurt’/ Nelson Hysa shtrin në tokë afrikanin, mbron titullin kampion në UBO

‘Grushti i Hekurt’/ Nelson Hysa shtrin në tokë afrikanin, mbron titullin kampion në UBO

21:36, 17/03/2023

“Grushti i Hekurt” bashkoi boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova”.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte ajo mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro.

Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit afrikanVikapita Meroro.

Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë nga tetë të mundshme teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.

Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve teksa u përmirësua pas vetëm disa minutave në tapet.

Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.

Në sfidën e tjera, boksieri shqiptar Muhamed Qamili dhe Maradiagas që vinte nga Nikaragua, triumfoi sportisti kuqezi.

Pas gjashtë raundeve ku Qamili dominoi, juria vendosi në favor të Qamilit që nisi mbrëmjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, Armando Grishaj dhe Stanislav Gudz, triumfoi boksieri shqiptar pasi kundërshtari u tërhoq pas raundit të parë prej problemeve fizike.

Sakaq, në ndeshjen tjetër, Arjon Kajoshi mposhti Ivans Levickis.

Sfida zgjati gjashtë raunde me boksierin shqiptar që ishte superior për pjesën më të madhe të sfidës.

Ndaj, në fund me vendimin unanim të jurisë triumfoi boksieri shkodran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco