Pioli: Jemi të zhgënjyer, duhet të rritemi

Pioli: Jemi të zhgënjyer, duhet të rritemi

11:27, 14/03/2023

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës. Një rezultat zhgënjyes ky për kuqezinjtë, që nuk përfituan nga hapi fals i rivalëve për zonën Champions. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Stefano Pioli, i cili në prononcimin për mediat italiane, ndër të tjera u shpreh:

“Mund të kishim luajtur në një nivel më të lartë, pësuam gol që mund të shmangej. Me më shumë vëmendje, ky ishte një gol që mund të shmangej. Mund të kishim shënuar më shumë. Ne nuk ishim as me fat, por sigurisht që mund të kishim bërë më mirë. Duke pasur parasysh zgjedhjet e Sozës, e dinim se Salernitana do të fokusohej në kundërsulme, por ne e menaxhuam atë situatë mjaft mirë. Duhej të ishim më kompakt te goli, sapo u dorëzuam pësuam gol.

“Për mendimin tim Giroud nuk ishte i shkëlqyer. Ai shënoi një gol të bukur, por nuk bëri një paraqitje të shkëlqyer. Kishim tre sulmues të gatshëm në pankinë dhe mendova se ata mund të kishin më shumë ndikim në ndeshje.

Nuk ka rëndësi nëse luajmë me 3 apo me 4 në mbrojtje, kjo varet nga karakteristikat dhe kundërshtarët që kemi përballë. Ne duhet të jemi një ekip i shkurtër. në të gjitha fazat e lojës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco